Në mesin e ushtarakëve të lartë të graduar sot nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi janë së paku 3 nga Drenica. Bëhet fjalë për ushtarakët e FSK’së Xhevahir Geci, Bashkim Jashari dhe Irfete Spahiu, që të gjithë gjeneralë.
Presidenti i shtetit ka graduar Xhevahir Gecin nga grada e kolonelit në gradën e gjeneral brigade. Geci është emëruar po ashtu në pozitën Zëvendëskomandant i Komandës së Forcave Tokësore në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Geci është nga Drenica, më saktësisht nga Llausha.

Bashkim Jashari nga Gjeneral brigade Bashkim Jashari është graduar në gjeneralmajor. Jashari është po ashtu nga Drenica, nga Familja Jashari, më saktësisht djali i Rifat Jasharit.
Kolonelja Irfete Spahiu është graduar në gjeneralbrigade dhe është emëruar Komandante e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ajo është nga Pokleku.
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...