Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar festën e Kurban Bajramit.
E para e vendit tha se kjo festë është një mundësi reflektimi mbi solidaritetin e tolerancën.
“Kurban Bajrami është mundësi reflektimi mbi solidaritetin, sakrificën e tolerancën. Është mundësi për t’i çmuar lidhjet tona familjare dhe miqësore, si dhe për të zgjatur dorën e mirësisë ndaj atyre në nevojë”, ka shkruar ajo.
Osmani uroi gjithashtu që kjo festë të sjell begati në të gjitha familjet.
“Derisa sot mblidhemi së bashku për të festuar, le të kujtojmë frymën e unitetit dhe harmonisë që simbolizon kjo festë. Me shpresën që kjo festë të sjellë te ju, familjet dhe të afërmit tuaj të mira e begati, ju uroj edhe një herë me fat Kurban Bajramin”, ka shkruar ajo në Facebook./Arbresh.info/
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri