E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka theksuar nevojën urgjente që liderët politikë në Kosovë të marrin përgjegjësi dhe të punojnë për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë.
Prattipati është takuar të enjten me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua sot me kryeministrin në detyrë Albin Kurti për ta nënvizuar nevojën urgjente që liderët politikë të Kosovës të marrin përgjegjësi dhe të punojnë së bashku për ta zgjidhur ngërçin politik që po vazhdon. Ajo theksoi se një demokraci funksionale kërkon që të gjithë qytetarët të zgjedhin lirshëm përfaqësuesit e tyre. Bllokimi i partive legjitime politike, qoftë përmes taktikave politike apo pengesave procedurale, kërcënon integritetin e procesit demokratik. E ngarkuara Prattipati u bëri thirrje gjithë udhëheqësve të shkojnë përtej përçarjeve dhe ta përmbushën mandatin që u është besuar nga populli i Kosovës”, thuhet nga Ambasada.
E për takimin ka njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, e cila po shoqërohej nga Drejtoresha e misionit të USAID-së në Kosovë, Eileen Devitt. Zhvillimet e fundit në vend dhe aktualiteti politik, krahas çështjeve tjera të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin tema të diskutimit të sotëm. Në këtë takim që ishte edhe takim lamtumirës për Drejtoreshën e misioni të USAID-së në Kosovë, znj. Devitt, kryeministri e falënderoi atë për përkushtimin dhe kontributin e saj në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, duke i uruar shëndet dhe suksese në angazhimet e tjera profesionale”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.



Kurti emërton Triera Kasumin e bën zëvendësministre të Ekono...
Gjykata refuzon paraburgimin, cakton arrest shtëpiak për 7 t...
Shpërthen vullkani në Indonezi, tre alpinistë të vrarë
FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë lu...
Osmani zyrtarizon kandidimin e mikut të saj të studimeve
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...