Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin për përfshirje në një grabitje.
Sipas policisë së rajonit të Pejës rasti i grabitjes kishte ndodhur të hënën në fshatin Vitomericë të Pejës në një pompë derivatesh, shkruan arbresh.info.
“Me datën 08.01.2020, rreth orës 01:00, Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Vitomiricë të Pejës, në një pompë të derivateve ka ndodhur një rast ‘grabitje’. Sipas viktimës tre (3) persona të maskuar dhe të armatosur kanë marrë të hollat dhe telefonin personal nga xhepi, pastaj të njëjtit kanë hyrë në zyrë dhe i kanë grabitur të holla nga zyra e pompës se derivateve”, bënë të ditur policia.
Të dyshuarit gjatë grabitjes e kanë goditur viktimën të cilit i kanë shkaktuar lëndime dhe të njëjtit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Gjatë hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, me datë 09.02.2021, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) të dyshuarit ndërsa një (1) i dyshuar i njohur për Policinë gjendet në arrati: F. O. lindur më 1985, F.R. lindur më 1995 si dhe O.H. lindur më 1999
Pas intervistimit tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë./arbresh.info/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...