Pozita e gruas në Kosovë më e mirë

08:48 | 10 Mars 2017

Drejtoresha e Organizatës, Iliriana Jaka Gashi, ka folur për organizatën `Women for women`, me seli në Washington, e që në Kosovë ka vepruar që prej vitit `99.

Jaka-Gashi, për programin e mëngjesit në RTK, ka treguar se përmes kësaj organizate që prej përfundimit të luftës kanë kaluar 32 mijë gra, në programin që ka qenë 1 vjeçar . Ky program synon fuqizimin ekonomik dhe social të grave. “Programi 1 vjeçar është një korikulë sociale që përfshin shumëçka. Pastaj ka pasur edhe projekte tjera më të vogla, që e kanë mbështetur programin 1 vjeçar’, tha ajo.

‘Women for women’, tani është organizatë joqeveritare, por që ende ka mbështetje nga Organnizata bazë me seli në Washington. “Sipas strategjisë së organizatës bazë, kur një vend e arrin nivelin që të mund të funksionoj vet, atëherë ndërron edhe strategjia, por tani dallimi është i vogël, ne jemi regjistruar si Kosovo Women for Women’, tha Jaka Gashi për programin e mëngjesit.

Ajo, ka bërë me dije se sivjet do t’i kenë 300 gra në programin 1 vjeçar dhe sipas saj, përmes këtij programi shumë gra pastaj e vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin mes tyre, gjë që sipas saj nuk duket se ndodh përmes organizatave tjera.

Përndryshe, ajo konsideron se pozita e gruas është përmirësuar në Kosovë, por thotë se ende ka shumë punë për të bërë.

Shpërndaje në rrjete sociale