Posti i Visar Ymerit brenda PSD-së

15:55 | 9 Maj 2018

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i cili pritet që sot edhe zyrtarisht të kalojë në Partinë Socialdemokrate të Kosovës (PSD), do ta ketë një postë në partinë e re.

Burime të Gazetës Insajderi bëjnë të ditur se Ymeri në PSD do ta ketë postin e nënkryetarit të partisë.

Ymeri kohë më parë kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili më pas, bashkë me disa deputetë tjerë të dorëhequr, formuan Grupin e Deputetëve të Pavarur./Insajderi.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara