Posta e Kosovës, përmes Filatelisë, ka emetuar sot një edicion të pullës postare, kushtuar Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur.
Në njoftimin e Postës së Kosovës thuhet se ky emetim nderon kujtimin e mijëra qytetarëve të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë dhe përçon mesazhin e kujtesës kolektive, dhimbjes së përbashkët dhe përkushtimit të pandërprerë për zbardhjen e fatit të tyre.
“Përmes këtij edicioni, Posta e Kosovës shpreh solidaritet me familjet që kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë, duke mbështetur të drejtën e tyre themelore për të ditur fatin e më të dashurve. Emetimi përfshin një pullë postare dhe Zarfin e Ditës së Parë, të cilat do të jenë në qarkullim postar deri në konsum të plotë. Si bartëse e historisë dhe e kujtesës sonë kolektive, pulla postare këtë herë ngre zërin për drejtësi – një zë që mbetet i gjallë dhe i patjetërsueshëm në ndërgjegjen tonë shoqërore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Mc Kresha dhe Lyrical Son publikojnë albumin e tyre
U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite ...
Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhe...
Bajrami: Veç 300 kompani e plotësojnë kriterin për kinse “tr...
Humbën në Gjirin e Gramës, policia shpëton 2 turistë kanadez...
I lënduari në aksidentin në Prizren në gjendje të rëndë – po...