
Beograd 18. jun 2023. Utisak nedelje na televiziji Nova, gosti Foto:Ivan Dinić/Nova
Avokati dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate në Serbi, Aleksandar Ivanoviq ka thënë se po të ishte gjallë Oliver Ivanoviqi nuk do të ndodhte sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë.
Ivanoviq në një intervistë për Nova tha se ai nuk do ta lejonte që për qëllime që as sot nuk dihen, të rrezikohen jetët e të gjithë serbëve, transmeton Arbresh.info.
“Po të ishte gjallë Oliver Ivanoviq, Banjska nuk do të kishte ndodhur kurrë. Ai nuk do të lejonte, me çmimin e jetës së tij, që dikush me një veprim të vetëm, qëllimin e të cilit as sot e kësaj dite nuk e dimë, të rrezikojë deri në atë masë të gjithë serbët në Kosovë. Oliveri e vlerësonte bisedën dhe negociatat, ai u përpoq të gjente një model për bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Dikush e ndaloi, e qëlloi pas shpine në pjesën serbe të Mitrovicës. Autoritetet në Beograd kanë vendosur që të gjithë mbështetjen e tyre t’ia drejtojnë Milan Radoiçiqit dhe Listës Serbe, në mënyrë që ata të jenë mbrojtës ekskluzivë të interesave serbe në Kosovë. Prandaj nuk është mirë të distancohen prej tij tani, por të gjithë së bashku i detyrohen një përgjigje qytetarëve të Serbisë, me urdhër të kujt u gjunjëzua Serbia?”, tha ai.
Avokati serb, Aleksandër Ivanoviq njëherësh është edhe nipi i Oliver Ivanoviqit
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...