Zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i kontaktuar nga Gazeta Observer, ka sqaruar se sot nuk ka pasur rrethim të banesës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.
” Nuk ishte rrethim i banesës, atje ishte vetëm një patrullë policie” ka thënë Borovci për Observer.
Borovci ka thënë se sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës, Kurti duhej të dërgohej në Gjykatë para orës 09:00.
“Gkykata Themelore në Prishtinë me 13.10.2017 ka nxjerrë një urdhëresë për policinë që ta dërgoj në gjykatë personin A.K përpara ores 09:00 në seancën e datës 22.11.2017 në procedurën e cila është duke u zhvilluar ndaj tij. Konform detyrimit ligjor dhe përgjegjësisë për ta realizuar këtë urdhëresë policia ka dërguar një njësi- patrulle policore për ta kërkuar personin në adresat dhe detajet e tjera të dhëna, por nuk ka hasur në të” ka thënë Borovci ai.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës