Sot rreth orës 13:40 në rrugën Istog -Pejë, gjegjësisht në fshatin Jabllanicë e vogël ne vendin e quajtur ”Dydesh”, ka ndodhur aksident trafiku ku të lënduar janë tridhjetë e një persona.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në këtë aksident ishte i përfshirë një minibus i tipit Iveco me targa të regjistrimit vendor.
“Të lënduarit e këtij aksidenti janë shtetas të Kosovës, të gjithë janë duke u trajtuar në spitalin rajonal në Pejë, ku sipas ekipit mjekësor të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, bënë të ditur Policia e Kosovës.
Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili i ka vizituar të lënduarit e aksidentit.
Sipas të dhënave preliminare të policisë, dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa ngasësi i minibusit i cili ishte duke qarkulluar nga Istogu në drejtim të Pejës, me të arritur në fshatin Jabllanicë e vogël ne vendin e quajtur ”Dydesh”, duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës si dhe shpejtësisë për një moment humb kontrollin mbi automjet dhe godet një pemë në anën e kundërt të rrugës.
Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë.
Ndalohen dy persona për mashtrim me një pronë në Veternik
Vizita zyrtare në Prishtinë, Spiropali konfirmon mbështetjen...
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...
Përleshja mes dy kirurgëve të QKUK-së, reagon njëri prej tyr...
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshn...