Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë raportuar 38 aksidente në këtë regjion dhe janë shqiptuar 1 mijë e 394 gjoba kundërbajtëse.
“Gjatë javës së kaluar, nga data 21-27.04.2025, janë shqiptuar 1,394 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 13 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 38 aksidente, nga të cilat: 17 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 25 persona dhe 21 aksidente me dëme materiale”, thuhet në raportin javor të Policisë në Ferizaj.
Policia bën të ditur se do të vazhdojnë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelojnë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: Stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe nëpërmjet numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet midis të tjerash në raport./Arbresh.info/
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje
Osmani: Me Edi Ramën i dhamë Trumpit detaje për çfarë po ndo...