Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë javës së kaluar, nga data 3 deri më 9 mars 2025 janë shqiptuar 1,455 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 10 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik, transmeton Arbresh.info.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 29 aksidente, nga të cilat 12 aksidente janë me lëndime, 15 persona të lënduar dhe 17 aksidente me dëme materiale.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...
Liga e Kampionëve vazhdon me dy super sfida sonte
Trump: Kina ndihmoi në negociatat për armëpushim me Iranin
Mbahet mbledhja e Kryesisë, përcaktohet rendi i ditës për se...
Trump: ShBA do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut në Ngush...