Policia e Kosovës gjatë muajit mars në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, njofton se janë raportuar gjithsej 144 aksidente të komunikacionit rrugor, prej tyre:
– Me lëndime – 68 aksidente, ku kanë mbetur të lënduar 108 persona
– Me dëme materiale – 76 aksidente
Për krahasim, gjatë muajit mars 2024 ishin raportuar gjithsej 147 aksidente, prej tyre:
– Me lëndime – 56 aksidente, ku kanë mbetur të lënduar 81 persona
– Me dëme materiale – 91 aksidente
Në përgjithësi, numri i aksidenteve gjatë muajit mars 2025 ka shënuar një zbritje prej – 2%, krahasuar me muajin mars të vitit 2024.
Gjithashtu, gjatë muajit mars 2025, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5.590 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe ka hequr 67 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda, ku parashihet masa mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit, ndërsa krahasuar me muajin mars të vitit 2024, ishin shqiptuar 5.551 gjoba , apo + 0.70 %
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit./Arbresh.info/
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit