Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 942 gjoba trafiku për një javë në Gjilan.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
Hetim i 17 aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
Hetim i 14 aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 19 ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, me theks të veçantë të atyre me fatalitet, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, përdorni rripin e sigurisë në automjet;
Në automjetin për udhëtarë/veturë dhe në mjetin transportues shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë!
Në rast përplasje, rripi i sigurisë ju pengon të hidheni nga automjeti!
Vendosja e rripit të sigurisë zvogëlon rrezikun e lëndimit apo vdekjes në rast aksidenti!
Nëse personi i mitur i cili transportohet në mjet nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësia bie mbi shoferin e mjetit i cili dënohet me gjobë prej 200 euro, masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre muaj, si dhe dy pike negative!
Dënohet me gjobë prej 150 euro, mos vendosje e rripit të sigurisë për të gjithë personat të cilët gjenden në mjetin i cili është në lëvizje!
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime