Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjilan.
Policia përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe është bërë edhe hetimi i 12 aksidenteve të trafikut me dëme materiale.
Si dhe hetimi i 15 aksidenteve të trafikut me të lënduar.
Gjithashtu, është shqiptuar masa e ndalimit të mjeteve motorike për 23 ngasës.
“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/

Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit