Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar një aksion të gjerë në jug dhe veri të Mitrovicës, si dhe në Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq, ku janë kontrolluar gjithsej 21 lokacione.
Sipas njoftimit të Policisë, aksioni ka pasur si qëllim hetimin e dyshimeve për veprat penale “detyrim” dhe “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Gjatë kontrollit të 21 lokacioneve janë sekuestruar disa dëshmi materiale, përfshirë 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR.
Policia ka arrestuar gjithsej 16 persona në lidhje me këto dyshime, dhe pas intervistimit, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje për një periudhë prej 48 orësh, sipas vendimit të prokurorit./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Policia me aksion në jug dhe veri të Mitrovicës kundër kontrabandës me armë
Policia me aksion në jug dhe veri të Mitrovicës kundër kontrabandës me armë
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...
Sanohen defektet teknike, treni Pejë-Prishtinë rikthehet në ...
Dyshonin se bënte magji, 4 persona në Indi sulmojnë për vdek...