Policia e Kosovës ka raportuar se në dy raste të ndara ka parandaluar kontrabandimin e mallrave, falë intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacionale përgjatë zonave kufitare.
Në rastin e parë, njësia Taskforcë – Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ndaloi një automjet me targa vendore në afërsi të kufirit RMV–RKS.
Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur mallra të kontrabanduar si tekstil, pajisje elektronike, veshmbathje sportive dhe bizhuteri, pa dokumentacion përkatës, me vlerë mbi 2 mijë euro.
Automjeti, mallrat dhe personi i dyshuar u shoqëruan në terminalin doganor përkatës dhe rasti po trajtohet nga njësitet kompetente të Doganës.
Rasti i dytë ndodhi në fshatin Lisock-Kamenicë, ku njësitet policore nga DRPK-Lindje SPMK–Muqivërcë ndaluan një automjet tjetër me targa vendore që tentonte të kontrabandonte 1,500 kg speca nga Serbia drejt Kosovës.
Malli u konfiskua dhe u dorëzua në Doganën e Kosovës, ndërsa ndaj personit të dyshuar u inicua rasti pas konsultimit me prokurorin kujdestar.
Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit, veçanërisht kontrabandës.
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...