Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë më dy raste të ndara në Vushtrri.
Siç njofton policia, në rastin e parë, në rrugën “Ana Lin” Vushtrri është arrestuar i dyshuari kosovar në gjendje të dehur, pasi gjatë kontrollit në posedim i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 4-fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndërsa në rastin e dytë, në rrugën “Ahmet Selaci” Vushtrri, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ” mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” , thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Trump dhe Putin mund të takohen në muajin shkurt
Organizata e Veteranëve të UÇK-së shpreh shqetësim për gjend...
Presidenti i Kroacisë uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarës...
BILD: Italia po përgatitet për tërheqje të mundshme të trupa...
Krasniqi takon diplomaten amerikane: Kosova ka nevojë për nj...
Helikopteri i marinës kineze fluturon vetëm tre metra larg a...