Policia e Kosovës ka realizuar sot një bastisje në Skenderaj dhe ka konfiskuar dy armë dhe municion.
Siç bëhet e ditur në njoftiminn e policisë, thuhet se janë konfiskuar dy pushkë automatike, katër karikator, 100 copë fishekë dhe disa pjesë të ndryshme të armës,
“Konfiskimi i armëve dhe municionit vjen si rezultat i angazhimeve operative e hetimore dhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme pasi dy të dyshuarit kishin ekspozuar foto në posedim ilegal të armëve, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy armë dhe municion: dy pushkë automatike, katër karikator, 100 copë fishekë, disa pjesë të ndryshme të armës”, njofton policia.
“Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë arrestuar dy persona, pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Udhëheqësi i ri suprem mund të zgjidhet “brenda një os...
SkyNews: Raportohet se është vrarë ish-presidenti iranian Ah...
Të burgosurit me siguri të lartë trajnohen për menaxhim zemë...
Dhjetëra cisterna nafte të bllokuara në Gjirin Persik
CNN: Dubai shndërrohet në një qytet fantazmë ndërsa sulmet i...
Ballkani i kthehet fitoreve, mund Drenicën