Komandanti i stacionit policor në Kaçanik, Kapiten Halim Shehu , sot nga ora 14:00, thirri në takim përfaqësuesit e lokaleve të gastronomisë dhe inspektorët e punës nga komuna e Kaçanikut, shkruan arbresh.info.
Veç tjerash, në këtë takim u diskutua situata e sigurisë në komunën e Kaçanikut, e cila u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile ,por u pa e nevojshme që të merren masa të nevojshme në respektimin e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, me theks të veçantë, respektimi i Ligjit për Rend dhe Qetësi Publike, në lidhje me muzikat dhe zhurmën e lartë në disa lokale, respektimin rregullorës së komunës lidhur me orarin e punës në lokalet e gastronimisë, lirimin e hapësirave publike nga shitësit ambulantorë, që janë pengesë për qarkullimin e lirë të qytetarëve në rrugë, si dhe parkingjet ilegale të automjeteve në rrugët e qytetit të Kaçanikut.
Në fund të këtij takimi Policia në Kaçanik i njoftoi të pranishmit se i kanē marrë masat e nevojshme me plan operativ gjatë sezonit të verës në parandalim të këtyre dukurive që bien ndesh me ligjet dhe rregulloret e komunës në fuqi dhe se policia ka shtuar personelin e sajë në detyrë.
Bashkarisht u dakorduan, që të merren masa të nevojshme dhe secili të kontribuojë që, kjo verë të kalojë me sa më pakē incidente në komunën e Kaçanikut./arbresh.info/
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali uron Kosovën: Shqipëria krah jush si motër e aleat...