Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar aksionin në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Në kuadër të këtij aksioni vetëm dje (29.03.2023) ka shqiptuar 260 gjoba për kundërvajtje në komunikacionin rrugor:
Llojet e kundërvajtjeve:
Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 95 gjoba
Parkingje të parregullta , 49 gjoba
Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 30 gjoba
Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 6 gjoba
Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 4 gjoba
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 4 gjoba
Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 3 gjoba
Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 3 gjoba
Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 66 gjoba
Heqje e patentë shoferit, 5 shoferëve
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë./arbresh.info/
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...