Policia në Ferizaj gjobit një qytetare për kundervajtje në trafik

16:27 | 28 Shtator 2021

Policia në Ferizaj ka arritur të identifikojë shoferen e cila me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, ndërrim i shiritit qarkullues , në rrugën ‘Driton Islami’ në Ferizaj .

“Policia, e ftoi qytetarën me inicialet  F.N (F/K) e moshës 49 vjeçare në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ajo në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara