Policia e Kosovës ka ndaluar një fugon në Sharpel të Leposaviqit i cili dyshohet se është futur përmes rrugëve ilegale nga Serbia në Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari kishte të ngarkuar në fugon një aparat ultrazëri që përdoret në mjekësi, shkruan Arbresh.info.
Aparati i ultrazërit i është dorëzuar doganës ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Sharpel, Leposaviq / 16.03.2024 – 12:25. Njësia policore ka ndaluar një furgon që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar një aparat ultrazëri që përdoret në mjekësi, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale. Në konsultim me prokurorin aparati ultrazë i është dorëzuar doganës për procedura të mëtejme, ndërsa pas inicimit të rastit i dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon