Me rastin e Ditës botërore të pronësisë intelektuale, e cila shënohet në të gjithë botën më 26 prill, Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit tregoi përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm drejt bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mbrojtjen e pronësisë intelektuale.
Duke e ditur se pronësia intelektuale që përfshin pronësinë industriale dhe të drejtat e autorit në Republikën e Kosovës është e bazuar në Kushtetutë dhe e mbrojtur me ligj, Policia e Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar në bashkëpunimin dhe koordinimin me të gjithë mekanizmat institucionalë, me qëllim të mbrojtjes së pronësisë intelektuale.
“Përmes këtij njoftimi zyrtar dhe spotit sensibilizues, njoftojmë opinionin e gjerë se Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante do t’i përgjigjet çdo thirrjeje në mbrojtje të pronësisë intelektuale dhe ndjekjes së shkelësve të saj. Andaj, të angazhohemi së bashku në sensibilizimin, parandalimin dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale”, thuhet në njoftim.
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...