Policia e Kosovës njofton se gjatë javës së kaluar janë realizuar 226 urdhëresa të gjykatës në lokacione të ndryshme e aksione të ndara.
Prej tyre 48 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj, përcjell Arbresh.info
“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në njoftim thuhet se aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë ku gjatë periudhës së njëjtë kohore janë sekuestruar 11 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.
“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4438 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Dogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifiku...
Anulohet televotimi, Big Brother përjashton banorin
Vdes në moshën 53-vjeçare aktori, Eric Dane
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Gjilan, vjedhin stoli ari me v...
Arrestohet në Jarinje një shtetas serb, i ofroi 50 euro rysh...
Zhduket një vajzë me probleme mendore në Gjakovë