Policia e Kosovës me urdhëresë të Gjykatës ka kryer bastisje në shtëpi dhe objekte përcjellëse në katër lokacione në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Prizrenit.
Sipas Policisë, janë dhe konfiskuar tri revole dhe 51 fishek, shkruan Arbresh.info.
Me urdhër të prokurorit katër të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt
“Në disa lokacione në Kosovë / 02.10.2023. Lidhur me rastin, më 13.03.2024 Njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës bazuar në urdhëresën e Gjykatës kanë bërë kontrollimin e shtëpive me objektet përcjellëse, në katër (4) lokacione, në tri rajone, Prishtinë, Pejë, Prizren. Gjatë kontrollit të shtëpive dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar: tri revole dhe 51 fishekë. Me urdhër të prokurorit katër të dyshuar meshkuj/k, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...