Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion kontrolli në fshatin Greme të Ferizajt, ku është sekuestruar armë zjarri dhe është identifikuar një person i dyshuar për posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve.
Sipas njoftimit zyrtar, Njësiti i Hetimeve nga stacioni policor i Ferizajt, në bashkëpunim me Njësinë e Forenzikës, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit N.M., 24 vjeç, pas dyshimeve të ngritura mbi bazën e një video-inçizimi të siguruar nga autoritetet, ku ai shihej duke përdorur armë zjarri.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar dy armë zjarri të llojit pistoletë.
“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, në bashkëpunim me Njësitin e Forenzikës, ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit N. M, 24 vjeç në fshatin Greme, pas dyshimeve për posedim të paautorizuar të armës zjarri. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy armë zjarri (pistoleta). Hetimet paraprake kanë konfirmuar përfshirjen me armë zjarri në një video-inçizim të siguruar nga policia. Me autorizim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit janë iniciuar rastet penale për: 1. Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar armës; 2. Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...