Policia e Kosovës ka sekuestruar lëndë narkotike në shtëpinë e një burri në Prishtinë.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit kanë sekuestruar një bimë kanabis, 30 fara kanabisi, një peshore, 13 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.
“Rr. Bajram Kelmendi, Prishtinë, 19.07.2024-07:00. Duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, njësitë policore kanë kryer kontrollin në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një bimë kanabis, 30 fara kanabisi, një peshore, 13 gramë substancë- dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë dhe disa qese të vogla të zbrazëta. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njofton policia në raport./Arbresh.info/
Avokati i Popullit kërkon shtyerjen e shtrenjtimit të rrymës...
Abdixhiku takohet me Plenkoviq: Rrugëtimi euroatlantik kroat...
Hajdari flet për shpërthimin në veturë: Konsideroj se lidhet...
Atentati ndaj veturës së tij, Osman Hajdari shihet i tension...
Incident në Emshir, policia rrethon zonën pranë një shkolle
Ambasadori gjerman për vonesat në konstituimin e Kuvendit: Ç...