Policia e Kosovës njofton se një 39-vjeçar është arre4stuar në Vushtrri pasi në dy video incizime shihet duke shtënë me dy armë zjarri të ndryshme.
Pas konsultimit me prokurorin, hetuesit kanë shkuar në një fshat të Vushtrrisë, në vendbanimin e të dyshuarit, i cili ka dorëzuar armët dhe municionin si në vijim:
Një (1) pushkë ajrore
Një (1) pistoletë e llojit CZ, me dy karikatorë të zbrazët
Një (1) mbajtëse/kuti e pistoletës
Një (1) armë AK 47 me një karikator
Njëzet (20) copë fishek 7.62 x 39 mm
I dyshuari B.L., 39 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në lokalet e policisë, ndërsa armët janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale.
“Pas intervistimit dhe veprimeve të tjera procedurale, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të pa-autorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë