Policia e Kosovës po kërkonë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.
Sipas njoftimit sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Prizren, është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Lënim i lehtë trupor ”, konkretisht dyshohet se me datën 04.03.2025, rreth orës 17:25, në një lokal në Prizren, këta të dyshuar, deri më tani i panjohur, kanë kryer veprën “Lëndim i lehtë “ dhe janë larguar nga aty.
Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi të dyshuarve, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim i tyre.
Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit.
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...