Policia kërkon ndihmë për gjetjen e këtij personi

14:49 | 31 Janar 2020

Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• BASHKIM (Arif) SOKOLI i lindur me 17.10.1965 në Gjakovë.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

• 1- (një) rast për veprën penale “VRASJE NE TENTATIVË”
• 1- (një) rast për veprën penale “VJEDHJE E RËNDË”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë. /arbresh.info/

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara