Dy kamionë me mallra serbe kanë arritur që të hyjnë në Kosovë përmes rrugëve ilegale. Kamionët me targa të Serbisë, janë gjetur të parkuar në Sarpel të Zubin Potokut nga njësia policore patrulluese.
Sipas raportit të Policisë njëri prej kamionëve kishte ngarkesë të llojit të ndryshëm ushqim për kafshë, ndërsa tjetri prodhime ushqimore të produktit të qumështit (jogurt).
“Njësia policore patrulluese ka hasur në dy kamion me targa të Serbisë të parkuar në lokacion e lartcekur. Kamionët e parkuar kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve alternative, duke iu shmangur pikës kufitare. Njëri prej kamionëve kishte ngarkesë të llojit të ndryshëm ushqim për kafshë, ndërsa tjetri prodhime ushqimore të produktit të qumështit (jogurt)”, thuhet në raport.
Për këtë rast, është njoftuar prokurori kompetent dhe rasti është duke u hetuar.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...