Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh të saj, ka dhënë detaje shtesë për vjedhjen e kasafortës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Sipas raporti të Policisë së Kosovës, në këtë ngjarje dyshohet se kanë qenë të përfshirë disa persona, transmeton arbresh.info.
Policia, po ashtu ka dhënë detaje se se ata kanë depërtuar me forcë në objekte, me ç’rast kanë kryer vjedhjen.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore relevante. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
Ky është njoftimi i plotë:
“Rr. “Nënë Tereza”, Fushë Kosovë 22.10.2020 – 03:00. Raportohet se persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë në objekte, me ç’rast kanë kryer vjedhjen. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore relevante. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e Policisë.
Në AUV raportohet ndërkaq se është vjedhur një kasafortë, brenda së cilës ka pasur dokumente dhe para.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër