Policia e Kosovës ka njoftuar për rastin e zhdukjes së provave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Sipas policisë, rastin e ka vërejtur një punëtore në këtij instituti, cila ka raportuar policinë se mungojnë disa mostra të një rasti.
“Dëshmitarja femër kosovare zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike të një rasti. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në lidhje me këtë rast, mbrëmë Ministra e Drejtësisë ka pezulluar nga puna katër zyrtarë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, pas raportimit se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit, ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili më 5 nëntor të vitit 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ishte gjetur i vdekur./arbresh.info/
Formacionet zyrtare: Real Betis – Barcelona
Në lajmet e RTK-së hyn një aktivist i PSD-së duke mbajtur në...
Reali refuzon PSG-në, Asensio do të qëndrojë në Madrid
Krasniqi për ligjin për pagat: Kurti iu dha edhe një goditje...
Konfirmon Qeveria, koeficienti nuk përfshinë shtesat e tjera
SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve