Policia e Kosovës ka thënë se sot ka pranuar informata për një rast gjuajtje me armë zjarri në fshatin Marmull të Gjakovës, ku ka mbetur një i vrarë, dhe një tjetër i plagosur.
“Patrullat policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. Nga vendi i ngjarjes, patrullat policore raportojnë së një i dyshuar (i njohur për policinë) ka shtënë me armë automatike në drejtim të dy meshkujve”, ka thënë Policia.
Po ashtu në ora 18:45 Emergjenca e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë ka njoftuar se kanë pranuar dy persona të plagosur dhe se njëri prej tyre ishte pa shenja jete.
“Besohet se dhe i dyshuari edhe viktimat janë nga po i njëjti fshat. Njësitet policore janë duke kryer procedurat e shikimit të vendit të ngjarjes dhe janë vënë në kërkim të të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me të rejat rreth rastit do t’iu njoftojmë me kohë.
Dubravka: Kosova ka ekip të mirë dhe lojtarë kualitativë, kë...
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të d...
E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksiden...
Reece James pëson tjetër lëndim, në dyshim për Botërorin me ...
SHBA-të kanë goditur më shumë se 7,000 objektiva në të gjith...
Kurti për Orav: Do mbetet përherë një mik i vërtetë i Kosovë...