Një 13 vjeçar u gjet i varur dje në fshatin Sojevë të Ferizajt.
Këtë për lajmi.net e konfirmoi edhe Policia e Kosovës, mirëpo pa dhënë shumë detaje.
E gjatë ditës së sotme, lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Gashi ka thënë se sipas familjarëve të të ndjerit, i njëjti nuk ka pasur asnjë problem.
Madje ata kanë thënë se para se të ndodhte rasti, i ndjeri kishte qenë duke luajtur me shokët e tij.
“Nuk ka diçka të re në këtë drejtim. Sipas familjarëve, viktima nuk kishte ndonjë problem. Para se të ndodhte rasti ata kanë thënë se ka qenë duke lozur me shokët e tij”, ka thënë Gashi për lajmi.net.
Trupi i pajetë i 13 vjeçarit i është dërguar familjes për ceremoni mortore.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit