Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë dhënë detaje për plagosjen e dy personave në pasditën e së mërkurës në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave – meshkuj. Të cilët pastaj janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 4-gëzhoja dhe një predhë cal-7.62 mm”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Express.
“Rr. Eqrem Qabej, Prishtinë, më 17.05.2017-17:40h. Dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj K-Shqiptarë. Viktimat kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 4-gëzhoja dhe një predhë cal-7.62 mm. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, rasti është duke u hetuar”- ka njoftuar policia.
Pesë serbë ndalohen për cenim të vullnetit të lirë të votues...
Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Mem...
Incidenti me dronin, Estonia mbyll hapësirën ajrore me Ukrai...
Bëhet viral reagimi i Neymarit pas mësoi ftesën nga Brazili ...
56-vjeçari gjendet pa shenja jete në Skenderaj, nisin hetime...
Kurti mori pjesë në Forumin e Agrobiznesit Itali-Kosovë