Policia jep detaje për dy të dyshuarit në Leposaviq: Njëri i përfshirë në 80 vepra penale, tjetri në 17

19:39 | 23 Janar 2023

Lidhur me rastin e ndodhur sot në Bistricë të Leposaviqit, Policia e Kosovës ka dalë me informacione të reja.

Polica e Kosovës, ka publikuar informacione të reja për rastin e ndodhur sot në Bistricë të Leposaviqi.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit e përfshire në këtë rast, janë persona me të kaluar kriminale dhe të përfshirë ne shumë vepra penale dhe kundërvajtje.

“I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (D.S. 1991), dyshohet të jetë i përfshirë në mbi 80 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, detyrim, armëmbajtje pa leje, sulm, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanosje, vjedhje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, grabitje etj., etj. I njëjti ka kryer edhe mbi (20) kundërvajtje”, thuhet në këtë njoftim, përcjell arbresh.info.

“ I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M.D. 1985), dyshohet të jetë i përfshirë në 17 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, shtrëngim, armëmbajtje pa leje, vjedhje e rëndë, lëndim i rëndë trupor, kalim i paautorizuar i kufirit, manipulim me prova. I njëjti ka kryer edhe (3) kundërvajtje. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim, si dhe parandalimit të veprimtarive të ndryshme kriminale”, thuhet në fund. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale