Gjatë ditës së djeshme është raportuar se mbrëmë dy shtetas rus, një mashkull dhe një femër, të cilët tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin nga Serbia.
Policia e Kosovës, në raportin e saj për 24 orë, ka konfirmuar rastin që ka ndodhur dje rreth orës 10:30 të mëngjesit, dhe që të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndërsa, vetura me të cilën po udhëtonin të dy rusët e që ishte me targa të Malit të Zi, u është konfiskuar.
Ky është raporti i Policisë së Kosovës:
“Fshati Sarpelj, Leposaviq 13.01.2020 – 10:30. Janë arrestuar dy shtetas rus, një femër dhe një mashkull, nën dyshimin se të njëjtit me veturën e tyre me targa të Malit të Zi e kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa vetura u është konfiskuar”./Arbresh.info
Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...
Iran-SHBA, bien dakord për parimet udhëzuese
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...
Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së...
Selimi: Prokurorët e Speciales po paragjykojnë dhe nuk po gj...