Mbrëmë rreth orës 21 e 42 minuta ka ndodhur një aksident me fatalitet në fshatin Mazgit, më magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
“Raportohet se e dyshuara femër shqiptare gjersa ka qenë duke drejtuar veturën Shkoda Fabia, për shkaqe të panjohura është vetë aksidentuar”, thuhet në raportin e policisë.
Policia njofton se drejtuesja dhe tre pasagjerë; dy fëmijë meshkuj shqiptar dhe një femër shqiptare kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKUK.
“Si pasojë e lëndimeve viktima femër ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...