Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se treni ka goditur një 20-vjeçar në Prishtinë.
Sot rreth orës 14:00 në linjën hekurudhore Pejë – Prishtinë, respektivisht në segmentin që kalon përreth kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka pësuar lëndime të rënda.
Sipas Policisë, në këtë aksident dyshohet që treni i cili ka qenë në lëvizje, ka goditur një 20-vjeçar me inicialet I. H. shtetas kosovar i cili ka marrë lëndime të rënda trupore.
I njëjti sipas Policisë është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident./Arbresh.info.
GERMIN organizon tryezë për votimin nga diaspora në zgjedhje...
Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së, ata duhet të prano...
Nisin punimet për efiçiencë energjetike në banesat sociale n...
Parashikimi i motit për sot
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...