Policia jep detaje pas vdekjes së një vajze në QKMF në Deçan

09:28 | 9 Prill 2021

Sipas raportit 24 orësh të policisë, është raportuar se një femër është dërguar pa shenja jete në QKMF, vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor, shkruan arbresh.info.

Familjarët kanë thënë se viktimës nuk i është dhënë tretmani i duhur nga ekipi mjekësor.

“QKMF Deçan 08.04.2021-19:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është dërguar pa shenja jete  në QKMF, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Sipas familjarëve  e njëjta nuk e ka pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga e njëjta qendër. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin  policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara