Policia në rajonin e Prishtinës ka njoftuar se ka sekuestruar disa armë të cilat ndodheshin brenda një veturë e cila ndodhej në hyrje të fshatit Shalë të Lipjanit.
“Policia e rajonit të Prishtinës me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale, ka organizuar punën e saj në të gjitha nivelet e stacioneve dhe njësive për krijimin e rrethanave të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton arbresh.info.
Në kuadër të punës parandaluese janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.
“Në këtë vazhdë, më datë 24.11.2020 rreth orës 00:30, në hyrje të fshatit Shalë të komunës së Lipjanit, policia ka ndaluar veturën Opel Astra me targë Kosove, dhe pas kontrollit të detajuar ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:
• Një (1) armë automatike AK47,
• Një (1) revole të tipit Zastava, të kalibrit 9 mm,
• Tre (3) copë fishek të kalibrit 7.62 mm,
• Një (1) karikator, si dhe • Një (1) pajisje optike për armë.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast ka arrestuar dy persona të dyshuar.
“M. K, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftimin e PK-së./Arbresh.info

Frikë te Atletico Madridi, Julian Alvarez kërkon kalimin te ...
“Si e le burrin të shkojë te ish-partnerja në emision?” R...
Abdixhiku e Osmani mbajnë sot tubimin e bashkimit
Putin: Mendoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit
Veliaj kërkon ndryshim mase sigurie, Kryebashkiaku i Tiranës...
Ismail Dibrani: Në prill të vitit 2027 pritet të vijnë 300 t...