Policia e Kosovës njofton kandidatët që e kanë kaluar me sukses testin e shkathtësive fizike janë të ftuar për intervistë.
Intervista do të zhvillohet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, shkruan Arbresh.info
Kandidatet ditën e zhvillimit të intervistës duhet te paraqiten se paku 15 minuta para kohës se caktuar dhe duhet të kenë me vete:
1. Numrin e aplikacionit,
2. Letërnjoftimin ose pasaportën e Republikës së Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Policia:
INFORMIMI I KANDIDATËVE PĖR MBAJTJEN E INTERVISTËS NË PROCESIN E REGRUTIMIT DHE SELEKSIONIMIT PËR ZYRTARË POLICOR –
Të gjithë kandidatët të cilët me sukses kanë kaluar testin e shkathtësive fizike i mbajtur me datën 16, 17, 18 dhe 19 Nëntor 2023 ftohen për intervistë.
Vendi i mbajtjes së intervistës është në Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, sipas orarit të paraqitur në listat e publikuara në ueb faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, në adresën: ëëë.kosovopolice.com dhe në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës.
Në fillim të listës është informimi për vendin se ku do të mbahet intervista ndërsa data dhe koha e intervistës është në listën në vijim.
Kandidatet ditën e zhvillimit të intervistës duhet te paraqiten se paku 15 minuta para kohës se caktuar dhe duhet të kenë me vete:
1. Numrin e aplikacionit,
2. Letërnjoftimin ose pasaportën e Republikës së Kosovës.
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...
Shkon në dy numri i të vdekurve nga përplasja e tramvajit me...
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...