Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në Mitrovicë dhe Vushtrri kanë konfiskuar dy armë zjarri.
Sipas njoftimit, në rastin e parë, njësia policore ne Vushtrri, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë te rregullt, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa në rastin e dytë Policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona te dyshuar nga te cilët është konfiskuar një armë pistoletë me tetë fishek.
Pas intrevistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës”/Arbresh.info/
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...
Investimi 4 miliardë dollarë, bekim për Shqipërinë, Rama: In...
Nunez mund ta ketë një rikthim sensacional tek Liverpooli
Araujo flet për dëmtimin para Kupës së Botës: Nuk e di nëse ...
Rama jep një lajm të mirë për banorët e Barilevës
Arrest shtëpiak ndaj një të dyshuari për asgjësim të materia...