Policia e Pejës kërkon bashkëpunim me qytetarët, nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë

14:49 | 7 Maj 2021

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë dhe dega në Deçan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

XUN (Gani) BALAJ i lindur me 07.11.1981 Strellc- Deçan

I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:

“Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara