Policia e Kosovës organizoi sot aktivitetin “Një fund-vit plotë drita”.
Gjatë këtij aktiviteti, zyrtarët policorë shpërndanë dhurata për fëmijët duke sjellë gëzim dhe ngrohtësi gjatë kësaj periudhe festive në Gjilan.
Siç njofton policia, ky aktivitet u zhvillua duke u shpërndarë dhurata fëmijëve të cilët me raste të ndryshme janë takuar në pjesë të ndryshme të qyteteve, në pika të kontrollit të automjeteve gjatë ndaljes së automjeteve ku ka pasur fëmijë në automjet, fëmijëve në strehimores, fëmijëve në spitalin e pediatrisë në qytetin e Gjilanit, fëmijëve nevoja të veçanta, fëmijëve të komuniteteve të ndryshme dhe fëmijëve me Down Syndrom.
Me këtë rast, policia dëshiron të përcjellë mesazhin se është gjithmonë pranë qytetarëve, jo vetëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, por edhe në krijimin e një mjedisi solidar dhe mbështetës për të gjithë.
“Policia e Kosovës është këtu jo vetëm për të mbrojtur, por edhe për të ndarë momente të veçanta si këto me komunitetin me raste festive, duke dëshmuar se bashkëpunimi ndërmjet Policisë dhe qytetarëve mbetet një shtyllë e rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie më të mirë”, thuhet në njoftimin për media.
Ndryshe, policia shpërndau dhurata për fëmijët edhe në Prishtinë./Arbresh.info/

Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri