Policia e Kosovës sot ka organizuar ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale, e cila është mbajtur në ambientet e kompanisë Metal 05 SH.P.K., në fshatin Prelez, përgjatë magjistrales Prishtinë–Ferizaj.
Në këtë ngjarje morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queirós, përfaqësues të Zyrës së BE-së, ambasadave të shteteve partnere, si dhe zyrtarë të lartë institucionalë.
Aktiviteti është zhvilluar në kuadër të Programit të Kosovës për Siguri (KSSP), të mbështetur nga UNDP dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe nga projekti rajonal IPA që synon luftimin e posedimit të paligjshëm dhe trafikimit të armëve të vogla në Ballkanin Perëndimor.
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, tha se shkatërrimi i armëve ilegale është një proces i vazhdueshëm, në bashkëpunim me vendet partnere dhe miqësore.
“Armët ilegale krijojnë pasiguri. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg armëve ilegale. Të rinjtë duhet të vazhdojnë të besojnë në Policinë e Kosovës. E ardhmja e njerëzve tanë është e sigurtë,” u shpreh Hoxha.
Sipas tij, vetëm që nga viti 1999 e deri më sot, Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 36 mijë armë ilegale./Arbresh.info
Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, S...
LDK mban sot konferencë për Projektligjin për Buxhetin dhe b...
Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë
Bleona Qereti kërkon liri për Hashim Thaçin, e quan “idiot” ...
Rama drejt Bordit të Paqes, del fotoja e parë nga Washington...
Gjykata në Gjilan i zëvendëson paraburgimin me arrest shtëpi...