Policia e Kosovës në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe Ambasadat e Francës dhe Gjermanisë, përmes një ceremonie zyrtare, realizoi dorëzim-pranimin e pesë automjeteve speciale për njësinë me qen zyrtar – K9, si dhe të një qeni zyrtar të racës Malinos Belg, i dhuruar nga Ambasada e Francës.
Në këtë ceremoni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha dhe Zëvendësministri në detyrë Bardhyl Dobra, shprehën falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e partnerëve ndërkombëtarë në zhvillimin e kapaciteteve operative të Policisë e në veçanti të njësisë K9.
Nga ana e tyre, Ambasadorët Gerard McGurk shef i misionit të OSBE-së në Kosovë, Olivier Guerot ambasador i Francës në Kosovës dhe Jorn Rohde ambasador i Gjermanisë në Kosovës, gjatë fjalimit të tyre potencuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës, në këtë rast të njësisë K9.
Ky donacion përfaqëson një element të rëndësishëm të bashkëpunimit strategjik me OSBE-në dhe partnerët ndërkombëtar në kuadër të projektit për luftimin e armëve të vogla dhe të lehta (SALW). Gjatë viteve të fundit, përkrahja e vazhdueshme ka përfshirë ngritjen e kapaciteteve të trajnimit, donacionin e automjeteve dhe qenit zyrtar, si dhe zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme për trajnim.
Përmes këtij bashkëpunimi janë përmirësuar ndjeshëm kapacitetet operative të njësisë K9 në fushat e parandalimit të krimit, reagimit në situata të rrezikshme dhe mbështetjes së operacioneve policore të specializuara, kapacitete këto të cilat u dëshmuan edhe përmes një ushtrimi praktik të zbatuar në poligonin e njësisë K9.
Policia e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj të thellë për mbështetjen e OSBE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe riafirmon angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit me qëllim sigurimin e stabilitetit dhe rendit publik në Republikën e Kosovës, si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim./Arbresh.info/
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2...
Haradinaj: Greva e minatorëve u shndërrua në një rezistencë ...
Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyr...
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...