Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në veri të Mitrovicës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e veriut, Branislav Radoviq, i cili deklaroi se bëhet fjalë për një aksion të njësive kundër narkotikëve, e që po asistohet edhe nga zyrtarët policorë të stacionit lokal në veri të Mitrovicës.
“Njësia e antidrogës po asistohet edhe nga zyrtarët e tjerë policorë”, tha ai.
Përpos kësaj, raportohet se qytetarët serbë janë mbledhur matanë rrugës.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka realizuar një aksion tjetër antidrogë në jug të Mitrovicës si dhe në Fushë-Kosovë./arbresh.info/
Bora Zemani ndan imazhe nga prapaskenat e DWTS, e mrekullues...
Biden: Lëvizja ekstremiste e ish-Presidentit Trump kërcënim ...
QKUK mbetet pa rrymë pas incidentit me zjarr, OMK: Nuk mund ...
Dalin pamjet nga bastisja e vilës që dyshohet se është pronë...
Publikohet video tronditëse, si ra zjarri në lokal që u mori...
Ish-komandantit të Wagnerit i kërkohet ta formojë korpusin e...